Ndërlidhjet

Dezertimi i ushtarit armenas mund t’i shtojë tensionet me Azerbajxhanin


Pjesë të armatimit që thuhet se janë lënë nga ushtarët e Azerbajxhanit pas përleshjes me forcat e Nagorno-Karabakhut para disa ditësh

Pjesë të armatimit që thuhet se janë lënë nga ushtarët e Azerbajxhanit pas përleshjes me forcat e Nagorno-Karabakhut para disa ditësh

Autoritetet në Azerbajxhan dhe në rejonin separatist, Nagorno-Karabakh, thonë se një ushtar armen ka kaluar nga ky territor në Azerbajxhan.

Ministria e mbrojtjes e Azerbajjxhanit tha sot se një ushtar me kontratë i forcave separatiste ka dezertuar. Sipas kësaj ministrie ky ushtar është identifikuar si Andranik Grigorian.

Po ashtu, edhe ushtria speratiste në Nagrono-Karabakh, tha se dje një ushtar është larguar nga pozicioni i tij dhe ka kaluar në Azerbajxhan.

Ky zhvillim po ndodhë pasi gjatë javës së fundit ka pasur përleshje ndërmjet ushtarëve të rajonit separatist dhe pjesëtarëve të rojeve kufitare të Azerbajxhanit.

Azerbajxhani dhe Armenia janë të përfshirë në një konflikt lidhur me rajonin separatist të Azerbajxhanit, Nagorno- Karabakh, për afro 25 vjet.

Separatistët e mbështetur nga Armenia e kanë marrë kontrollin ndaj këtij rajoni me popullatë kryesisht armene, gjatë luftës në vitet e 90-ta, me ç’rast janë vrarë afro 30 mijë njerëz.

Përpjekjet ndërkombëtare diplomatike për ta zgjidhur këtë konflikt kanë shënuar pak progres.

XS
SM
MD
LG