Ndërlidhjet

Ukrainë: Një ushtarak është dënuar me burg për spiunim për Rusinë


Ilustrim
Ilustrim

Një oficer i forcave ajrore të Ukrainës është dënuar me 12 vjet burg për spiunim për Rusinë.

Një gjykatë në qytetin juglindor ukrainas, Zaporizhzha, sot vendosi që oficeri, emri i të cilit nuk është zbuluar, është fajtor për tradhëti të lartë dhe kryerje të spiunimit për Rusinë.

Ky oficer, i lindur në vitin 1983, ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar, derisa përpiqej të dërgonte informata të fshehta për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë.

Hetuesit thanë se oficeri kishte mbledhur informacione të ndërlidhura me operacionet e forcave ajrore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG