Ndërlidhjet

logo-print

Shantazhet e Karimovas në telekomunikacion

  • RFE /RL

Gulnara Karimova

Gulnara Karimova

Një raport nga një organizatë për gazetari hulumtuese, thotë se Gulnara Karimova, vajza e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, mund të ketë përdorur ryshfet dhe mënyra të tjera për të fituar deri në 1 miliardë dollarë nga kompanitë të telekomunikimit.

Në raportin e publikuar me 23 mars, Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me bazë në Sarajevë (OCCRP), raportoi se dokumentet që ajo posedon, tregojnë “një shkallë më të lartë të korrupsionit se sa është raportuar në rastin e Karimovas”.

Karimova ka qenë e lidhur me hetimet në vazhdim të shpëlarjes së parave në Suedi dhe Zvicër, dhe është në qendër të një hetimi financiar për krime në Uzbekistan, ku shumë nga bashkëpunëtorët e saj kanë qenë të burgosur.

Ajo ka qenë në arrest shtëpiak në Uzbekistan për disa muaj.

Raporti i OCCRP-së, flet se Karimova ka kërkuar aksione nga kompanitë, në këmbim të licencimit të operatorëve në Uzbekistan e Azi Qendrore.

Në vitin 2001, ajo ka kërkuar 20 për qind të aksioneve në një shërbimi celular dhe e ka bërë të qartë se kompania do të “shkatërrohej” pa mbështetjen e saj.

Karimova ka mbledhur qindra miliona dollarë përmes skemave të ngjashme, sipas raportit.

Karimova ka marrë edhe 31 për qind të aksioneve të kompanisë që i takonin shtetit, thuhet në raport.

Sipas një burimit të paemëruar në raport, Karimova ka kontrolluar aksionet e kompanisë multimilionëshe, me anë të “mashtrimeve”, pa shpenzuar asnjë cent.

Në raport, po ashtu thuhet se Karimova më vonë ka shitur disa aksione te kompania ruse MTS, për më shumë se 100 milionë dollarë.

"Të dhënat e pagesës tregojnë se si shantazhuese, ajo nuk do të largohej - do të vazhdonte pa pushim për të marrë hak te kompanitë, çdo herë që një licencë e re duhej të miratohej", thuhet në raport.

Marrëveshjet e telekomunikimit të Karimovas, u shfaqën në vitin 2012, kur një media suedeze raportoi se operatori TeliaSonera nga Suedia dhe VimpelCom, kompani ruse dhe norvegjeze, kanë paguar miliona dollarë ndaj Karimovas, e cila si kompensim i ka ndihmuar të sigurojnë licencat për operim në Uzbekistan.

OCCRP ka cituar prokurorin suedez, Gunnar Stetler, të ketë thënë se një aktakuzë penale do të sillet kundër një ose më shumë prej palëve në rastin TeliaSonera para fundit të vitit 2015.

Raporti thotë se paratë e dyshuara që Karimoba ka marrë në biznesin e telekomit, është vetëm "maja e ajsbergut", pasi ajo ishte vetëm një pjesë e biznesit të saj që i përfshin edhe linjat ajrore, çimenton, modën, kompanitë farmaceutike, dhe industri të tjera.

Përgatiti: Flandra Marmullaku
XS
SM
MD
LG