Ndërlidhjet

Kirgizi: Është zbuluar një celulë e një grupi islamik


Pamje nga rajoni Jalal-Abad në Kirgizi
Pamje nga rajoni Jalal-Abad në Kirgizi

Zyrtarët e Kirgizisë thonë se është zbuluar një celulë e grupit të ndaluar islamik, Hizb ut-Tahrir, në rajonin jugor, Jalal-Abad.

Komiteti shtetëror i Kirgizisë për sigurinë kombëtare tha sot se disa banorë të qarkut Suzak janë arrestuar të dyshuar se janë pjesëtarë të grupit.

Sipas këtij komiteti, të dyshuarit kishin lidhje me organizatat esktremiste që vepronin jashtë.

Numri i saktë i të arrestuarve dhe identiteti i tyre nuk është zbuluar.

Gjatë muajve të fundit në Kirgizi, janë shtuar raportet për arrestimin e pjesëtarëve të grupit Hizb ut-Tahrir dhe grupeve të tjera të ndaluara islamike.

Autoritetet kirgize thonë se ky grup është pjesë e strategjisë së al-Kaidës dhe militantlëve të Shtetit Islamik, për t’i radikalizuar njerëzit e rinjë dhe për t’i rekrutuar ata për luftëra në Siri dhe Irak.

Grupi, Hizb ut-Tahrir, që është i ndaluar në Azinë Qendrore dhe Rusi, thotë se është paqësor.

XS
SM
MD
LG