Ndërlidhjet

Netanyahu i kërkon falje minoritetit arab


Benjamin Netanyahu i përshëndet mbështetësit pasi partia e tij Likud fitoi në zgjedhjet kombëtare në Izrael më 18 mars

Benjamin Netanyahu i përshëndet mbështetësit pasi partia e tij Likud fitoi në zgjedhjet kombëtare në Izrael më 18 mars

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar falje minoritetit arab në Izrael për komentet e tij gjatë zgjedhjeve të javës së kaluar.

Kritika në adresë të Netanyahut ka pasur në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara, pasi ai, vetëm disa orë pasi ishin mbyllur vendvotimet, bëri komente jopërkatëse për zgjedhësit arabë.

Denis McDonough, shef i kabinetit të preisdentit amerikan, Barack Obama, e ka hedhur poshtë përpjekjen e Netanyahut për ta distancuar vetveten nga komentet.

Gjatë një takimi mbrëmë vonë në Uashington, para një grupi proizraelit, ai tha se SHBA-të nuk mund të mos e shohin se çka ka thënë Netanyahu pas zgjedhjeve.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, partia Likud e të cilit i fitoi zgjedhjet, mbrëmë është takuar me pjesëtarë të komunitetit arab në Jerusalem dhe ka kërkuar falje.

XS
SM
MD
LG