Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi në autostradë – 13 të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm kundër udhëtarëve në një autobus në Afganistan
Pamje nga një sulm i mëparshëm kundër udhëtarëve në një autobus në Afganistan

Zyrtari provincial në Kabul, Attahullah Khogyani, tha se 13 vetë janë vrarë sot nga persona të armatosur, që kanë hapur zjarr kundër udhëtarëve në një autostradë në provincën Vardak.

Agjencia AP ka raportuar se Khogyani ka thënë se personat e armatosur kishin shtënë kundër tri veturave, përfshirë një autobus, që lëviznin kah jugu.

Ai ka sugjeruar se të 13 personat e vrarë ishin udhëtarë të autobusit.

Khogyani e ka cituar një zyrtar të lartë të provincës fqinje, Ghazni, që ka thënë se personat e armatosur i kishin marrë dhe vrarë viktimat një nga një.

Pjesa më e madhe e këtij rajoni është nën kontroll të talibanëve, ndërsa luftëtarët e tyre shpeshherë vendosin bomba në rrugë dhe i sulmojnë konvojet e sigurisë që kalojnë andej.

XS
SM
MD
LG