Ndërlidhjet

Ukraina thotë se nuk do të blej më gaz nga Rusia


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i energjisë së Ukrainës, Volodymyr Demchyshyn, deklaroi mbrëmë në Kiev se Ukrainës më nuk i duhet gazi nga Rusia, meqë “thjeshtë më nuk do të blejë”.

Tensionet për një kohë të gjatë ndërmjet fqinjëve lidhur me furnizimin me gaz, janë përkeqësuar pas përmbysjes së presidentit, Viktor Yanukovich, i cili pat refuzuar një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, dhe krijoi lidhje më të afërta me Rusinë.

Para dy ditësh ministri Demchyshyn tha se beson se Rusia duhet t’i zvogëloj dukshëm çmimet, për shkak se rritja e importeve nga BE-ja në Ukrainë, e kanë reduktuar varshmërinë e saj ndaj gazit rus.

Aktualisht, Ukraina e paguan çmimin prej 329 dollarë për 1000 metra kub gaz, ndërsa Rusia synon çmimin prej 348 dollarësh prej 1 prillit.

Ministri Demchyshyn thotë se çmimi i arsyeshëm do të ishte ndërmjet 240 – 250 dollarë.

XS
SM
MD
LG