Ndërlidhjet

logo-print

Jolie thotë se i ka hequr vezoret për ta parandaluar kancerin


Angelina Jolie

Angelina Jolie

Angelina Jolie thotë se i ka hequr vezoret për ta parandaluar kancerin.

Aktorja e njohur dhe regjisore, Angelina Jolie, këtë shpallje e bëri dje në një shkrim në të përditshmen, New York Times.

Ajo thotë se analizat e gjakut kanë treguar se, për shkak të gjeneve, ajo është e rrezikuar 87% nga kanceri i gjirit dhe 50% nga kanceri i vezoreve.

Në vitin 2013 ajo ka pasur mastektomi të dyfishtë (heqje të gjinjëve).

Angelina Jolie thotë se procedurën e ka pasur javën e kaluar. Ajo ende e ka mitrën, duke thënë se kanceri i mitrës nuk ka ndodhur në familjen e saj.

Gjyshja, nëna dhe halla e saj kanë vdekur nga kanceri.

Angelina Jolie, 39 vjeçare, ka theksuar se do të kërkoj mënyra për ta forcuar sistemin e saj të imunitetit për parandalimin e kancerit.

Bashkëshorti i saj, aktori Brad Pitt, ishte në Francë dhe po kthehet në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG