Muzeu Bardo në Tunizi pritet të rihapet sot për publikun, pak ditë pasi persona të armatosur i kanë vrarë 22 vetë, shumica prej tyre turistë.
Zyrtarët e muzeut thanë se rihapja ishte “mesazh” për personat e armatosur, se ata “nuk e kanë arritur qëllimin e tyre”.
Qeveria e Tunizisë ka shqetësime se sulmi i 18 marsit, për të cilin përgjegjësinë e kishte marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, do ta dëmtoj industrinë e turizmit, që është vitale për këtë vend.
Në një lëvizje për ta ripërtrinë besimin, kryeministri Habib Essid, i ka shkarkuar shefat e policive në kryeqytetin Tuniz, dhe ata të hapësirave rreth muzeut, pasi janë zbuluar “disa të meta” në siguri.