Ndërlidhjet

Poroshenko: Nuk do të ketë armata “private” në Ukrainë


Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë se guvernatorët në vendin e tij, nuk mund t’i kenë ushtritë e tyre.

Këto komente u bënë një ditë pasi persona të armatosur i kanë okupuar zyret e kompanisë shtetërore të naftës, Ukrnafta, në kryeqytetin Kiev.

“Sa i përketë mbrojtjes territoriale, ajo do t’i nënshtrohet komandës ushtarake vertikale dhe askush nga guvernatorët nuk do të ketë forca private të armatosura”, tha mbrëmë vonë Poroshenko, në një takim me komandantët ushtarakë.

Ligjvënësi ukrainas, Serhiu Leshchenko, ka sugjeruar se personat e armatosur, që e kishin okupuar ndërtesën e kompanisë, Ukrnafta, ishin të lidhur me miliarderin oligarg, Ihor Kolomoyskiy, që njëhwerësh është guvernator i rajonit, Dnipropetrovsk.

Qeveria e Ukrainës e ka kontrollin ndaj kompanisë, Ukrnafta, por kompania, PrivatGroup, e guvernatorit Kolomoyski, i ka 43% të aksioneve në të.

Parlamenti i Ukrainës, këtë muaj, e ka kaluar ligjin për firmat shtetërore, që do ta eliminojnë votën bllokuese të kompanisë, PrivatGroup, në bordin e firmës Ukrnafta.

Dje më herët gjatë ditës, ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka urdhëruar që firmat private të sigurisë t’i dorëzojnë armët e tyre brenda 24 ortësh dhe të tërhiqen nga rrugët.

“Grupet private të sigurisë, që punojnë për biznesmenët dhe politikanët nuk do të bredhin rrugëve të qyteteve”, ka shkruan Avakov në rrjetin Facebook.

Sipas tij, ky urdhër vlenë për të gjithë, përfshirë zotin Kolomoyskiy dhe miliarderët e tjerë, Viktor Pinchuk dhe Rinat Akhmetov.

XS
SM
MD
LG