Ndërlidhjet

Kosova – nikoqire e konferencës ministrore ballkanike


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Kosova të mërkurën do të jetë nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë e Kosovës, në konferencë pritet të diskutohen projektet ekonomike në rajon, veçanërisht investimet në infrastrukturë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropian dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han, pritet të marrë pjesë në konferencë, ku të pranishëm do të jenë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastukturës të vendeve të rajonit: Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo konferencë pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

XS
SM
MD
LG