Ndërlidhjet

Rusi: SHBA të mos e armatos Ukrainën


Pamje nga një seancë e mëparshme e Dumës Ruse

Pamje nga një seancë e mëparshme e Dumës Ruse

Ligjvënësit pro Kremlinit thonë se Parlamenti i Rusisë duhet ta ripërtrijë autoritetin formal të presidentit, Vladimir Putin, që të dërgoj trupa në Ukrainë, nëse Shtetet e Bashkuara e furnizojunë Kievin me armatim vdekjeprurës.

Këto komente janë bërë sot, një ditë pasi Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuaara, e miratoi rezolutën, me të cilën kërkohet që presidenti, Barack Obama, ta furnizoj Ukrainën me armatim vdekjeprurës, për ta mbbrojtur vetveten nga “agresioni” i Rusisë.

Ligjvënësi rus, Mikhail Yemelyanov, tha në Dumën Ruse, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, se nëse “Shtetet e Bashkuara aktualisht fillojnë të dërgojnë armatim vdekjeprurës në Ukrainë, ne duhet hapur t’i mbështesim milicitë...me armatim, dhe duhet ta ripërtrijmë të drejtën e presidentit për dërgimin e trupave në territorin e Ukrainës”.

Ai iu referua separatistëve të mbështetur nga Rusia, që po luftojnë kundër forcave të qeverisë së Ukrainës, në pjesën lidnore të këtij vendi.

Prej fillimit të këtij konflikti, në prill të vitit 2014, janë vrarë më se 6 mijë njerëz.

Në mars të vitit 2014, Parlamenti i Rusisë i kishte dhënë autoritet formal presidentit Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë, që ishte kuptuar si një sinjal dërguar perëndimit, pas përmbysjes së presidentit të atëhershëm, Viktor Yanukovich.

Ky autoritet më vonë ishte tërhequr.

Rusia i refuzon akuzat se ka ushtarë në pjesën lindore të Ukrainës. Kievi dhe NATO-ja thonë se për këtë prani ka shumë dëshmi.

XS
SM
MD
LG