Ndërlidhjet

Rrëzohet avioni Germanwings


Një avion i tipit Airbus A320, me 150 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në pjesën jugore të Alpeve franceze, afër qytetit Digne-Les-Bains.

Agjencia Reuters, duke cituar policinë dhe zyrtarët e aviacionit, raporton se ky fluturim, i operuar nga kompania Germanwings e Lufthansas, ishte nisur nga Barcelona për në Dyseldorf.

Gazeta franceze, La Provence, duke cituar zyrtarët e aviacionit, raportoi se në aeroplan ishin 144 udhëtarë, dy pilotë dhe katër pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit.

Sinjali i parë për telashe gjatë fluturimit është dërguar rreth orës 10:45 të së martës.

Vendi i përplasjes thuhet të ketë qasje të kufizuar, është zonë e thellë e mbuluar ende me borë dhe për këtë arsye thuhet se operacioni i shpëtim-kërkimit do të jetë i vështirë.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se nuk pritet të ketë të mbijetuar dhe se në mesin e udhëtarëve, pritet të ketë qenë një numër u konsiderueshëm i shtetasve gjermanë.

Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se autoritetet nuk e dijnë ende çfarë mund të ketë nxitur rrënien e avionit, dhe se marrë parasyshë rrethanat e rrënies, edhe ai dyshon se mund të ketë ndonjë të mbijetuar.

XS
SM
MD
LG