Ndërlidhjet

Vulin: Vitin e ardhshëm – përmendore për viktimat e bombardimeve


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin

Vitin e ardhshëm Serbia do ta ndërtoj një përmendore për viktimat e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, tha sot ministri për punë dhe çështje sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin, pasi ka vënë kurorë lulesh para një përmendoreje të viktimve në Beograd.

“Kjo është hera e fundit që shteti i Serbisë nuk ka ku të vendos kurorë të përkujtimit për të vrarët e vet, për të gjitha ata që në agresionin e NATO-s janë vrarë brutalisht”, tha Vulin.

Mëtutje, ai theksoi se ish-Jugosllavia ishte bombarduar pa pajtueshmërinë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se këto pasoja të shkeljes të së drejtës ndërkombëtare po ndjehen në gjithë botën, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Sot gjithë bota shikon se ku do të paraqitet ajo që ka ndodhur para 16 vitesh në vendin tonë”, tha ministri Vulin dhe ka shtuar se “njëherë kur të shkilet e drejta ndërkombëtare, kurrë nuk e dini ku do të përfundoj”.

XS
SM
MD
LG