Ndërlidhjet

Afganistan: Dita e dytë e protestave pë gruan e vrarë


Pamje nga protesta e sotme në Kabul

Pamje nga protesta e sotme në Kabul

Mijëra njerëz sot për të dytën ditë me radhë, kanë marshuar nëpër kryeqytetin Kabul në Afganistan, duke kërkuar që ata që janë përgjegjëse për vrasjen publike të gruas 27 vjeçare, duhet të kapen dhe të dënohen.

Organizuesit e marshit në sotëm kanë vlerësuar se kanë marrë pjesë afro 3 mijë vetë.

Meshkujt dhe gratë kanë bartur fotografi të gruas Farkhunda me fytyrë të përgjakur, e cila është vrarë më 19 mars.

Protestuesit kanë brohoritur “drejtësi për Farkhundan” dhe “vdekje për vrasësit”.

Një klerik lokal e kishte akuzuar Farkhundan se e kishte djegur Kuranin.

Pastaj, një masë e ka tërhequr atë në një shesh, e ka rrahur për vdejkje, derisa qindra njerëz kanë qëndruar duke i shikuar këto skena rrëqethëse.

Turma pastaj e ka djegur trupin e saj dhe e ka hedhur në lumë.

Ministri i brendshëm, Noorulhaaq Ulumi, tha dje në parlament se “Farkhunda ishte fetare, nuk ishte e involvuar në djegien e Kuranit, ajo ishte e pafajshme”.

Së paku 18 vetë janë arrestuar deri tash, ndërsa disa policë janë suspenduar lidhur me këtë vrasje.

XS
SM
MD
LG