Ndërlidhjet

Koalicioni e ndihmon operacionin kundër IS-it në Tikrit


Forcat e qeverisë së Irakut gjatë ofensivës kundër militantëve të IS-it në Tikrit
Forcat e qeverisë së Irakut gjatë ofensivës kundër militantëve të IS-it në Tikrit

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit esktremist, Shteti Islamik (IS), raportohet se po i jep mbështetje operacionin të Irakut për rimarrjen e qytetit Tikrit nga militantët.

Agjencitë perëndimore të lajmeve sot e citojnë një zyrtar të lartë të paemëruar të koalicionit, që ka thënë se më 21 mars, koalicioni ka filluar me dhënie të ndihmës në inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim, me kërkesë të qeverisë së Irakut.

Koalicioni i ka marrë në shënjestër luftëtarët e IS-it me sulme ajrore dhe u ka dhënë ndihmë forcave irakiane me trajnime dhe pajisje, por ky është konfirmimi i parë për përfshirje direkte të koalicionit në ofensivën në Tikrit.

Ushtria e Irakut, e mbështetur kryesisht nga milicitë shiite, e ka lansuar operacionin për rimarrjen e kontrollit në Tikrit, më 2 mars.

Luftëtarët e IS-it, të bllokuar në qendër të qytetit, kanë përdorë snajperë, mina dhe bomba, për ta kundërshtuar operacionin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG