Ndërlidhjet

Në aeroplanin e rrëzuar ishin 150 vetë


Pamje e aeroplanit Airbus 320 të kompanisë Germanwings

Pamje e aeroplanit Airbus 320 të kompanisë Germanwings

Raportet më të reja thonë se aeroplani i rrëzuar sot në Alpet franceze, i kishte 144 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Më herët është thënë se ishin 142 udhtarë me 6 anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani i tipit Airbus A320, që operohej nga Germanwings i kompanisë Lufthansa, fluturonte nga Barcelona (Spanjë) për në Dizeldorf (Gjermani).

Presidenti francez, Francois Hollande, ka theksuar se “kushtet e aksidentit, që ende nuk janë qartësuar, na çojnë të mendojmë se nuk ka të mbijetuar”.

Kompania Lufthansa ka deklaruar se “nëse shqetësimet tona konfirmohen, kjo është ditë e errët” për ne.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thanë se ishin të “shokuar” nga rrëzimi i aeroplanit.

Duke mos e pasur parasysh Rusinë dhe vendet e tjera ish-sovjetike, rrëzimi i fundit i aeroplanit në Evropë ka ndodhur në gusht të vitit 2008, kur aeroplani i kompanisë Spanair, doli nga pista gjatë ngritjes në aeroportin Barajas në Madrid, me ç’rast humbën jetën 154 njerëz.

XS
SM
MD
LG