Ndërlidhjet

Iraku dhe Siria diskutojnë për luftën kundër militantëve


Walid Muallem (djathtas) dhe Ibrahim al-Jaafari gjatë takimit të sotëm në Damask të Sirisë

Walid Muallem (djathtas) dhe Ibrahim al-Jaafari gjatë takimit të sotëm në Damask të Sirisë

Minsitri i jashtëm irakian, Ibrahim al-Jaafari, është takuar në Damask me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, dhe ministrin e jashtëm, Walid Muallem.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se të dy ministrat e jashtëm biseduan për “luftën kundër terrorizmit dhe rreziqet e përbashkëta për të dy vendet”.

Damasku ka shprehur gatishmëri për koordinim me Bagdadin, në mënyrë që të ballafaqohet me kërcënimin nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, që ka nën kontroll territore të gjëra në Irak dhe Siri.

Koaliconi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndërmerr sulme ajrore kundër miliatntëve të Shtetit Islamik në të dy vendet, ndërsa Irakut i ka dhënë mbështetje në trajnim dhe pajisje.

XS
SM
MD
LG