Ndërlidhjet

Kinë: Janë ekzekutuar tre vetë për sulmin në vitin 2014


Ilustrim
Ilustrim

Në Kinë janë ekzekutuar tre vetë të dënuar për orkestrimin e sulmit vdekjeprurës me thika, për të cilin qeveria i ka fajësuar separatistët e rajonit të trrazuar Xinjiang.

Një gjykatë në qytetin Munming ka njoftuar se personat, Iskandar Ehet, Turgun Tohtunyaz dhe Hasayn Muhammad, janë ekzekutuar sot, pasi Gjykata Supreme i vërtetoi dënimet e tyre për organizim dhe udhëheqje të organizatës terroriste.

Pesë sulmues me thika i kanë vrarë 31 dhe plagosur 141 vetë, në një sulm afër stacionit hekurudhor në Kunming, më 1 mars të vitit 2014.

Për këtë sulm, qeveria i ka fajësuar separatistët nga Xinjiangu, ku pjesëtarët e minoritetit ujgur mysliman janë të zemëruar me kufizimet në religjion dhe kulturë.

Autoritetet thanë se tre personat e ekzekutuar sot ishin arrestuar dy ditë para sulmit, derisa ishin përpjekur të largoheshin nga Kina.

Gjykata në Kunming tha se pesë pjesëtarë të tjerë të grupit e kishin ndërmarrë sulmin ashtu siç ishte planifikuar, pasi e kishin humbur kontaktin me ta.

Katër nga këta të dyshuar ishin vrarë, ndërsa personi i pestë, një grua shtatëzënë, ishte arrestuar dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.

Grupet për të drtejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim për ekzekutimet dhe dënimet masive të kryera pas rritjes së dhunës, për të cilën qeveria, vitin e kaluar, i fajësoi militantët nga Xinjiangu.

XS
SM
MD
LG