Ndërlidhjet

Kerry dhe Zarif do të takohen më 26 mars


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry me ministrin e jashtëm të Iranit, Javad Zarif
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry me ministrin e jashtëm të Iranit, Javad Zarif

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Zarif, do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry. në Zvicër më 26 mars për të diskutuar marrëveshjen e mundshme për programin bërthamor të Iranit.

Një zyrtar i afërt me Kerrin ka thënë se bisedimet do të mbahen në Luzanë.

Irani dhe zyrtarët e gjashtë fuqive botërore, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Kinës, Rusisë dhe SHBA-ve, janë takuar për muaj të tërë në përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të pamundësonte ndërtimin e një arme bërthamore nga republika islamike, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve për Teheranin.

Një marrëveshje kornizë pritet të arrihet më 31 mars, ndërsa ajo pritet të finalizohet deri më 30 qershor.

Kerry, më 21 mars ka thënë se është arritur “progres substancial” gjatë bisedimeve të fundit me Zarifin, mirëpo ende mbesin disa “boshllëqe” të rëndësishme deri në arritjen e një marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG