Ndërlidhjet

logo-print

Rusia i gëzohet fitores së një politikane pro ruse në Moldavi


Irina Vlach,

Irina Vlach,

Moska i është gëzuar fitores së një politikane pro ruse në zgjedhjet rajonale në territorin autonom moldav të Gagauzisë.

Përmes një komunikate të publikuar sot, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se zgjedhja e Irina Vlahut, si guvernatore e Gagauzisë, tregon se shumica e banorëve të këtij rajoni e përkrahin “zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve të tyre tradicionale me Federatën ruse”.

Komisioni Zgjedhor i këtij rajoni ka thënë se Vlah ka fituar në zgjedhjet e mbajtura më 22 mars duke marrë 51 % të votave.

Pas fitores ajo iu ka thënë gazetarëve se prioritet i saj do të jetë forcimi i lidhjeve me federatën ruse, punë konstruktive me qeverinë qëndrore të Moldavisë dhe ringjalljen ekonomike të këtij rajoni.

Rajoni në fjalë ka popullatë prej 160 mijë banorëve turkic, të gjithë të krishterë, të cilët përmes një referundimi të vitit të kaluar kanë treguar se duan lidhje më të afërta me Rusinë, dhe kundërshtojnë integrimin evropian të Moldavisë.

XS
SM
MD
LG