Ndërlidhjet

logo-print

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar të Germanwings


Ilustrim

Ilustrim

Është gjetur një nga kutitë e zeza të aeroplanit të Germanwings që është rrëzuar në alpet franceze, njofton Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazaneuve.

Një avion i tipit Airbus A320, që udhëtonte nga Barcelona për në Dizeldorf, me 150 njerëz në bord, është rrëzuar në pjesën jugore të Alpeve franceze gjatë paraditës së sotme.

Aeroplani në fjalë është shkatërruar fare, asnjë pjesë e tij nuk ka mbetur më e madhe se një veturë e vogël, ka thënë ndërkaq, Gilbert Sauvanm, presidenti i rajonit Alpes de Haute Provence, raporton CNN.

Sipas të njëjtit, mbetjet mortore të njerëzve gjenden disa qindra metra më tutje.

Helikopterët kanë arritur në vendin ku është rrëzuar aeroplani, por nuk kanë pasur mundësi të zbresin në tokë.

Autoritetet thonë se sot sipas të gjitha gjasave nuk ka mundësi të tërhiqet asnjë prej viktimave për shkak të ngricave në vendin ku është rrëzuar aeroplani. Gjërat nuk duken aspak mirë as për nesër pasi është parashikuar se do të ketë të reshurave bore.

XS
SM
MD
LG