Ndërlidhjet

Taxhikistani ndërton qytet të ri në shkretëtirë


Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon

Taxhikistani e ka nisur ndërtimin e një qyteti tërësisht të ri në një zonë shkretëtire në pjesën veriore të vendit për të ofruar shtëpi dhe vendpunime të reja për banorët vendor.

Presidenti Emomali Rahmon, ka marrë pjesë në ceremoninë e sotme të vendosjes së gurthemelit të qytetit të ri që u përshkrua si një qytet modern për një çerek milioni njerëz.

Qyteti Saihoon, i emërtuar kështu sipas një lumi të afërt, pritet të ndërtohet në 14 mijë hektar, rreth 10 kilometra në veri të Khujandit, qyteti i dytë më i madh në krahinën e Sughdit.

Momentalisht nuk është treguar kostoja e nddërtimit të këtij qyteti, por është thënë se ai do të financohet nga buxheti i shtetit.

Rroga mesatare në Taxhikistan është 150 dollarë në muaj, shtet ky që konsiderohet si më i varfëri në pjesën e Azisë Qëndrore që dikur i takonte Bashkimit Sovjetik.

XS
SM
MD
LG