Ndërlidhjet

Dështon përpjekja ruse kundër çifteve të gjinisë së njëjtë


Ambasadori i Rusisë në OK, Vitaly Churkin
Ambasadori i Rusisë në OK, Vitaly Churkin

Ka dështuar kërkesa e delegacionit rus në OKB që të heq të drejtën e benefiteve për çiftet e gjinisë së njëjtë në organizatën botërore.

Përpjekja e Rusisë për të hequr këtë të drejtë të urdhëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, është hedhur poshtë nga Asambleja e Përgjithshme me 80 vota kundër propozimit rus, dhe 47 pro.

37 delegacione kanë abstenuar gjatë këtij votimi.

Ban e ka ndryshuar politikën e OKB-së në muajin qershor duke bërë që OKB të njoh martesat e gjinisë së njëjtë, çifte që janë martuar në një vend ky martesa të tilla janë të ligjshme.

XS
SM
MD
LG