Ndërlidhjet

SHBA: Do mbajmë më gjatë trupat në Afganistan


President amerikan, Barack Obama takohet me presidentin afgan, Ashraf Ghani

President amerikan, Barack Obama takohet me presidentin afgan, Ashraf Ghani

SHBA-të do të mbajnë 9800 trupa ushtarake në Afganistan deri në fund të këtij viti, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë përmes një komunikatë të lëshuar mbrëmë vonë.

Lajmi është konfirmuar pasi presidenti Barack Obama është takuar me homologun afgan, Ashraf Ghani.

“Mbështetur në kërkesën e presidentit Ghani, për fleksibilitet të tërheqjes amerikane, SHBA-të do e mbajnë praninë e tashme prej 9800 trupave deri në fund të vitit 2015”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Tërheqja e mëvonshme e trupave amerikane do të definohet gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG