Ndërlidhjet

Prishtinë: Sot mbahet “Western Balkans 6”


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës nga vendet e rajonit do të qëndrojnë sot në Prishtinë, për të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Krahas tyre, në këtë takim do të marr pjesë edhe Johannes Hahn, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit.

Ministrja e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se ministrat nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina do të jenë të pranishëm në kryeqytetin e Kosovës.

Kjo konferencë pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

XS
SM
MD
LG