Ndërlidhjet

logo-print

Lypsarët e Romës ftohen në Vatikan


Ilustrim

Ilustrim

Personat pa kulm mbi kokë në Romë do të dërgohen për vizitë me guidë personale në Vatikan.

Gazeta e Vatikanit, L'Osservatore Romano, ka shkruar se muzeu i Vatikanit do të hap dyert për 150 persona të enjtën.

Ata do të hyjnë në Vatikan përmes një hyrje anësore, do të kalojnë afër hotelit të Vatikanit ku jeton Papa Françesku, dhe më pas do të dërgohen për në muzeun e Vatikanit.

Ata do të shohin disa galeri me disa nga punimët më të mira të Michelangelo-s ndërsa më pas ata janë të ftuar për darkë.

Vizita është e organizuar nga Monsinjor Konrad Krajewski, i cili është i ngarkuar për dhënien e lëmoshës në Vatikan.

XS
SM
MD
LG