Ndërlidhjet

logo-print

Obama s'komenton dyshimet se Izraeli ka spiunuar negociatat me Iranin


President amerikan, Barack Obama

President amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se ai nuk do i komentoi raportimet se Izraeli i ka spiunuar negociatat me dyer të mbyllura rreth programit bërthamor të Iranit.

Obama ka thënë se negociatat do të prodhojnë një marrëveshje nëse Uashingtoni do të bindet se do ia pamundësojë Iranit prodhimin e armës bërthamore.

Obama ka bërë këto komente gjatë konferencës së përbashkët me presidentin afgan, Ashraf Ghani, në Shtëpinë e Bardhë.

“The Wall Street Journal” ka raportuar më 23 mars, se Izraeli ka përgjuar negociatat dhe ka përdorur informacionet e marra nga aty për të ndërtuar rast kundër një marrëveshje të mundshme.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka mbajtur një fjalim kontraverz në Kongresin amerikan kundër marrëveshjës.

Izraeli megjithatë e ka hudhur poshtë pretendimin se ka përgjuar negociatat për programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG