Ndërlidhjet

Vushtri: Arrestohen 10 persona në operacionin kundër krimit të organizuar


Ilustrim

Ilustrim

Paraditën e sotme janë arrestuar 10 persona, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin të njëjtës familje me dyshimin për përfshirje në krim të organizuar.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të EULEX-it, ku thuhet se bastisjet e kryera sot në gjashtë lokacione të komunës së Vushtrisë “kanë të bëjnë me Zhvatje, Fajde, Shmangie Tatimi dhe Tregti të ndaluar”.

Komunikata vazhdon më tej duke thënë se “dhjetë të dyshuarit që ishin të përfshirë në këto hetime u arrestuan. Shumica e të dyshuarve janë të së njëjtës familje”.

Hetimet janë duke u kryer nga prokurorët ndërkombëtarë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

XS
SM
MD
LG