Ndërlidhjet

Moskë: Vandalizohet memoriali i Nemtsovit


Ilustrim

Ilustrim

Memoriali i improvizuar afër Kremlinit, vendi ku u vra lideri opozitar rus, Boris Nemtsov është vandalizuar.

Kolegu i Nemtsovit, Ilya Yashin, ka shkruar në profilin e tij në ‘Tëitter’, se mbi portretin e Nemtsovit janë shkruar fjalë ofenduese, ndërsa është thyer edhe pllakëza metalike në të cilën thuhej se ura që gjendet afër është “Ura e Nemtsovit”.

Dëmet e shkaktuara janë marrë përsipër nga grupi i quajtur “Lëvizja për Liri SERB”.

Sot, përkrahësit e Nemtsovit kanë hequr të gjitha shenjat e vandalizmit ndërsa kanë dërguar lule dhe portret të ri te vendi ku gjendet memoriali.

Boris Nemtsov është vra afër Kremlinit më 27 shkurt.

Disa persona nga Kaukazi verior janë arrestuar me dyshimin se e kanë kryer vrasjen, duke nxitur dyshimet se rasti ka lidhje me një sulm islamik.

Sidoqoftë, një nga personat e arrestuar ka thënë se është detyruar të pranojë vrasjen.

XS
SM
MD
LG