Ndërlidhjet

Kërkimi i avionit Germanwings

Një avion i tipit Airbus A320, me 150 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në pjesën jugore të Alpeve franceze, afër qytetit Digne-Les-Bains. Fluturimi operohej nga kompania Germanwings e Lufthansas dhe ishte nisur nga Barcelona për në Dyseldorf. Shumica e pasagjerëve ishin shtetas gjermanë, përfshir këtu edhe 16 nxënës të një shkolle në Gjermani.

Të 150 pasagjerët pretendohet se nuk i kanë mbijetuar rrënies. Operacionet e kërkim shpëtimit pritet të jenë të vështira, për shkak të zonës së thellë malore ku është rrëzuar avioni dhe kushteve jo të përshtatshme atmosferike. Shkaqet që kanë ndikuar në rrënien e avionit nuk dihen ende. Kutia e Zezë thuhet se është gjetur dhe ndonëse e dëmtuar, mund të japë informacion që shpjegon rrëzimin e avionit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG