Ndërlidhjet

Jahjaga e dekretoi Ligjin kundër bashkimit në luftëra të huaja


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës është dekretuar sot nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të presidencës e cila ka thënë se “Kosova është një vend i traditës së gjatë të tolerancës dhe i respektimit të diversitetit kulturor e fetar, me synime të qarta që të bëhet pjesë e botës së zhvilluar, të përparuar dhe demokratike”.

E para e shtetit ka shtuar se “të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend po bëjnë punën e tyre në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit dhe ligji i nënshkruar, që është votuar në Kuvendin e Kosovës, do të ndikojë në këtë parandalim”.

XS
SM
MD
LG