Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët: Vendimi amerikan minon mundësitë për paqe


Ilustrim

Ilustrim

Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se vendimi amerikan që të shtyjë deri në fund të vitit reduktimin e trupave në Afganistan do i minojë mundësitë për paqe.

Pas takimit me presidentin Ashraf Ghanin, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama ka vendosur që të lë 9800 trupat amerikane në Afganistan deri në fund të vitit 2015.

Zvogëlimin e këtyre trupave, SHBA-të do e definojnë më vonë gjatë këtij viti.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë sot se njoftimi i Obamës “dëmton të gjitha prospektet për paqe”.

Ai ka thënë më tej se vendimi amerikan nënkupton se lufta do të vazhdoj.

Talibanët ende nuk i kanë nisur bisedimet për paqe me qeverinë afgane, por raportet e fundit sygjerojnë se të dyja palët janë duke u afruar drejt bisedimeve.

Vendimi amerikan megjithatë është bërë pas kërkesës së vet presidentit afgan, Ghani.

Ky i fundit pritet t’i drejtohet Kongresit amerikan më vonë gjatë ditës.

XS
SM
MD
LG