Ndërlidhjet

Zyra e Kryeprokurorit të shtetit ka njoftuar sot se në Ferizaj është ndaluar një person i dyshuar për vepër penale, keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, marrje të ryshfetit dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në njoftim thuhet se arrestimi është bërë me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të shtetit nuk është dhënë emri i personit të arrestuar, por thuhet se ai është mjek – kirurg në spitalin rajonal në Ferizaj.

XS
SM
MD
LG