Ndërlidhjet

U shkatërrua një grup i ekstremistëve islamikë në Itali dhe Shqipëri


Pamje nga Roma

Pamje nga Roma

Policia italiane thotë se e ka shkatëruar një unazë të ekstremistëve islamikë në Itali dhe Shqipëri, që rekrutonte luftëtarë për grupin militant, Shteti Islamik.

Tre vetë janë arrestuar, ka kumtuar sot policia, përfshirë një italian me orgjinë nga Maroku, i cili dyshohet se ishte autor i një broshure propaganduese në gjuhën italiane, për xhihdistët potencialë nga Italia, raporton AP nga Roma.

Policia tha se dy të arrestuarit e tjerë janë shqiptarë: njëri ishte arrestuar në Shqipëri, ndëra nipi i tij në Torino.

Policia e Shqipërisë e ka identifikuar personin e arrestuar në Shqipëri me emrin, Alban Elezi, 38 vjeçar dhe ka njoftuar se ishte arrestuar në Kavajë.

Sipas policisë, ky grup ishte në kontakt përmes rrjetit Facebook dhe përmes telefonit, me një tjetër italian me origjinë nga Maroku, i cili është në mesin e 65 “luftëtarëve të jashtëm” për të cilët Italia ka gjurmë se kanë shkuar në Siri.

XS
SM
MD
LG