Ndërlidhjet

Ghani: Falënderon SHBA-të dhe thotë se IS-i është kërcënim i madh


Ashraf Ghani gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara
Ashraf Ghani gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara

Presidenti i Afganistanit, Ashtraf Ghani, i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për involvimin në atë që është lufta më e gjatë e jashtme në historinë amerikane.

“Ne kemi borxh të thellë ndaj 2,315 burrave dhe grave që janë vrarë dhe më se 20 mijë të tjerëve që ishin plagosur në shërbim për vendin tuaj dhe për tonin”, tha Ashraf Ghani, duke folur sot në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington.

Shtëpia e Bardhë dje ka shpallur se do ta ngadalësoj tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, duke i mbajtur afro 9,800 ushtarë deri në fund të vitit 2015.

Zoti Ghani, po ashtu, e ka falënderuar Uashingtonin për ndihmë zhvillimore dhe për mbështetje tjetër civile për Afganistanin.

Gjatë fjalimit të tij ai ka vlerësuar se grupi i militantëve, Shteti Islamik (IS) është “kërcënim i tmerrshëm” për vendet e Azisë perëndimore dhe qendrore, duke shtuar se luftëtarët e IS-it tshmë janë dërguar në Afganistan “për të testuar për dobësi”.

Ashraf Ghani është pranuar me nrohtësi nga anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG