Ndërlidhjet

BBC nuk e vazhdon konratën me Clarksonin


Pamje e ndërtesës së BBC-së në Londër
Pamje e ndërtesës së BBC-së në Londër

BBC-ja ka shpallur se e largon njërin prej moderatorëve të vet më të popullarizuar, Jeremy Clarkson, për shkak se fizikisht e kishte sulmuar një producent.

“Me keqardhje të madhe i kam thënë Jeremy Clarksonit sot se BBC-ja nuk do ta ripërtrijë kontratën e tij”, tha drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tony Hall, nëpërmjet një kumtese.

Më se një milion njerëz e kanë nënshkruar një peticion në Intrnet për kthimin e Clarksonit në emisionin e popullarizuar për automobilizëm, “Top Gear”.

Moderatori Clarkson, i cili në të kaluarën ka qenë i detyruar të kërkoj falje për përdorim të qartë të gjuhës raciste, ishte suspenduar më 10 mars, për atë që BBC-ja tha se ishte një “kacafytje”, raporton AFP nga Londra.

Një hetim i brendshëm ka zbuluar se ai e kishte kryer “një sulm fizik dhe verbal të paprovokuar” ndaj producentit të emisionit “Top Gear”, Oisin Tymon, pas një incizimi më 4 mars.

XS
SM
MD
LG