Ndërlidhjet

Itali: Gjykata e lartë vendos të premten për rastin Knox


Amanda Knox (djathtas) gjatë intervistës në një emision të rrjetit amrikan ABC

Amanda Knox (djathtas) gjatë intervistës në një emision të rrjetit amrikan ABC

Një gjyqtar italian e ka shtyrë vendimin për amerikanen, Amanda Knox, dhe ish-dashnorin e saj, deri më 27 mars, lidhur me dënimin për vrasje.

Planifikohej që gjykata e lartë italiane sot do të vendoste për këtë rast, por argumentet e prokurorëve u paraqitëm më ngadalë se sa mendohej.

Amanda Knox dhe italiani, Raffaele Sollecito, ishin dënuar për të dytën herë vitin e kaluar, për vrasjen e britanikes, Meredith Kercher, e cila iste gjetur e therrur për vdekje në shtëpinë në qytetin Perugja, ku banonte së bashku me Amanda Knoxin.

Knox dhe Sollecito, që kanë deklaruar se janë të pafajshëm, tashmë i kanë vuajtur katër vjet në burg.

Tash, Gjykata e Kasacionit në Itali duhet të vendos për ta konfirmuar dënimin ose të udhëroj rigjykim.

Nëse dënimi konfirmohet, Italia do të mund të kërkonte ekstradimin e Amanda Knoxit, e cila jeton në Sietël të Shteteve të Bashkuara, prej vitit 2011, kur ishte liruar pas një apeli në gjykatë.

XS
SM
MD
LG