Ndërlidhjet

logo-print

Federica Mogherini sot e viziton Prishtinën, nesër Beogradin


Federica Mogherini

Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, sot e viziton Kosovën, me ç’rast pritet që me zyrtarët më të lartë të Kosovës të diskutoj lidhur me dialogun me Serbinë për normalizimin e raporteve.

Nesër, zonja Mogherini do të qëndroj në Beograd.

Raportohet se zyrtarja e lartë e BE-së, e cila për të parën herë, prej se u zgjodh në këtë post, i viziton të dy shtetet, do të bisedoj “për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës në rrugën evropiane”.

Poashtu, pritet të diskutohet edhe për zbatimin e marëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG