Ndërlidhjet

Francë: Hetuesit po e analizojnë incizimin e zërit në kabinën e pilotëve


Pamje nga mbetjet e aeroplanit të rrëzuar në Alpet franceze
Pamje nga mbetjet e aeroplanit të rrëzuar në Alpet franceze

Hetuesit francezë kanë filluar t’i analizojnë të dhënat nga incizimi i zërit në kabinën e pilotëve të aeroplanit të udhëtarëve të firmës Germanwings, që u rrëzua në Alpe në Francë.

E përditshmja New York Times ka raportuar se dëshmia nga incizimi tregon se njëri nga pilotët ishte larguar nga kabina dhe më nuk ka mundur të kthehet, para rrëzimit të aeroplanit.

“Personi jashtë ka trokitur lehtë në derë por nuk ka pasur përgjigje”, një hetues i paemëruar i ka thënë gazetës duke u mbështetur në incizim.

Një zëdhënës i kompanisë Lufthansa, e cila e operon firmën ajrore të buxhetittë ulët, Germanwings, tha se ka njohuri për raportin e gazetës amerikane dhe ka shtuar se “ne nuk kemi informacion nga autoritetet, që e konfirmojnë këtë raport dhe ne synojmë më tepër informacione”.

Fluturimi numër 4U 9525 pej Barcelonës për në Dyseldof u rrëzua pardje.

XS
SM
MD
LG