Ndërlidhjet

Jemen: Sulme ajrore kundër kryengritësve


Ilustrim

Ilustrim

Arabia Saudite dhe aletët e saj nga Gjiri Arab kanë lansuar sulme ajrore kundër kryengritësve Huthi në Jemen.

Kryengritësit e kanë ashpërsuar sulmin e tyre kundër qytetit Aden, ku është strehuar presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Manosur Hadi.

Një i dërguar saudit në Shtetet e Bashkura tha mbrëmë se koalicioni prej 10 vendeve po merr pjesë në fushatë “për ta mbrojtur qeverinë legjitime” të presidentit të Jemenit, Manosur Hadi.

Më vonë, aeroplana të paidentifikuar kanë ndërmarrë sulme kundër aeroportit të kryeqytetit Sana në Jemen, dhe ndaj një baze madhore ushtarake në pjesën jugore të këtij vendi.

Një lider i lartë i lëvizjes Huthi në Jemen tha se sulmet ajrore të Arabisë Saudite paraqesin agresion kundër vendit të tij dhe ka tërhequr vërejtjen se kryengritësit do të ndërmarrin “luftë të gjërë” në rajon.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur operacionin saudit dhe se presidenti, Barack Obama, e ka autorizuar “mbështetjen logjistike dhe të inteligjencës”.

XS
SM
MD
LG