Ndërlidhjet

Irani i dënoi sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen


Një kryengritës huthi duke ecur mbi një makinë të dëmtuar nga sulmi ajror në një vendbanim afër aeroportit mnë kryeqytetin Sana

Një kryengritës huthi duke ecur mbi një makinë të dëmtuar nga sulmi ajror në një vendbanim afër aeroportit mnë kryeqytetin Sana

Irani i ka dënuar sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër kryengritësve huthi në Jemen, duke i vlerësuar ato si “hap të rrezikshëm” që mund t’i shkatërrojnë gjasët për zgjidhjen pqësore të situatës në Jemen.

Arabia Saudite dhe aletët e saj nga Gjiri Arab kanë lansuar sulme ajrore kundër kryengritësve Huthi në Jemen.

Kryengritësit e kanë ashpërsuar sulmin e tyre kundër qytetit Aden, ku është strehuar presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Manosur Hadi.

Një i dërguar saudit në Shtetet e Bashkura tha mbrëmë se koalicioni prej 10 vendeve po merr pjesë në fushatë “për ta mbrojtur qeverinë legjitime” të presidentit të Jemenit, Manosur Hadi.

Më vonë, aeroplana të paidentifikuar kanë ndërmarrë sulme kundër aeroportit të kryeqytetit Sana në Jemen, dhe ndaj një baze madhore ushtarake në pjesën jugore të këtij vendi.

Një lider i lartë i lëvizjes Huthi në Jemen tha se sulmet ajrore të Arabisë Saudite paraqesin agresion kundër vendit të tij dhe ka tërhequr vërejtjen se kryengritësit do të ndërmarrin “luftë të gjërë” në rajon.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur operacionin saudit dhe se presidenti, Barack Obama, e ka autorizuar “mbështetjen logjistike dhe të inteligjencës”.

XS
SM
MD
LG