Ndërlidhjet

Rusi: Kritikë për strategjinë e re të sigurisë amerikane


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës

Rusia e ka kritikuar si “antiruse” strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Këshilli federal i sigurisë së Rusisë tha mbrëmë se “në afat të gjatë, Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët e vet, do të vazhdojnë të lëvizin kah izolimi politik dhe ekonomik i Rusisë”.

Shtëpia e Bardhë e ka publikuar strategjinë kombëtare të plotësuar të sigurisë, muajin e kaluar, ku Rusia portretizohet si agresor rajonal dhe kërcënim për stabilitet, pas aneksimit të rajonit të Krimesë në Ukrainë dhe pas mbështetjes së separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës.

Këshilli rus, mëtutje, tha se Shtetet e Bshkuara do të bëjnë “përpjekje të rëndësishme” për krijimin e një “kursi politik” kundër Rusisë në vendet miqësore ndaj Rusisë, dhe do të përpiqen ta zvogëlojnë ndikimin rus në ish-republikat sovjetike.

XS
SM
MD
LG