Ndërlidhjet

Sulmohen caqe të Shtetit Islamik në Irak


Zyrtarët irakianë thanë sot se aeroplanët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kanë sulmuar një zonë në Tikrit, të cilën militantët e Shtetit Islamik e kanë mbajtur për më shumë se tri javë.

Lajmi për këto sulme erdhi një ditë pasi aeroplanët e koalicionit lansuan sulmet e para ajrore kundër Shtetit Islamik në veri të qytetit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut, Tahseen Ibrahim Sadiq, tha se "forcat ajrore të Irakut së bashku me forcat ajrore të koalicionit kanë kryer sulme ajrore, duke pasur cak pallatet presidenciale që tashmë janë seli të liderëve dhe grupeve të Shtetit Islamik".

Më shumë se 20 mijë trupa dhe aleatë paramilitarë shiitë kanë marrë pjesë në këtë ofensivë, dhe kanë pësuar humbje të rënda në Tikrit.

Militantët e Shtetit Islamik janë përqendruar në ofensiva në veri të Irakut dhe Sirisë.

Shumë shtete janë bashkuar me SHBA-të, në atë që presidenti Barack Obama e ka quajtur si fushatë për të "degraduar dhe shkatërruar përfundimisht" grupin ekstremist.

XS
SM
MD
LG