Ndërlidhjet

Ilya Pnomaryov mund të humbas imunitetin parlamentar


Ilya Pnomaryov
Ilya Pnomaryov

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë mund të hapë rrugën për ndjekjen penale të anëtarit të vetëm që ka votuat kundër aneksimit të Krimesë nga Ukraina vitin e kaluar.

Autoritetet thonë se Ilya Ponomaryov, një nga ligjvënësit opozitarë të paktë në Dumë, dyshohet për shpërdorimin e parave të ndara për Skolkovo, një projekt shpërndarës të inovacionit jashtë Moskës.

Zëdhënësi i Dumës, Yury Shuvalov u tha gazetarëve sot se kryetari i dhomës, Sergei Naryshkin, pranoi një kërkesë zyrtare nga Zyra e Prokurorisë, për t'ia hequr Ponomaryov imunitetin e tij parlamentar.

Duma do të marrë në shqyrtim çështjen më 6 prill.

Ponomaryov, i cili jetoi në SHBA deri në vitin e kaluar, mohon se ka shpërdoruar pozitën dhe thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Radio Ekho Moskvy citoi atë të ketq thënë se nuk planifikon të kthehet në Rusi, nën këtë kërcënim.

"Ku është poenta të shkosh vullnetarisht në burg?" citohet të ketë thënë Ponomaryov.

XS
SM
MD
LG