Ndërlidhjet

Tunizi: Arrestohen 23 persona për sulmin në muze


Zyrtarët më të lartë të Tunizisë thonë se 23 persona janë arrestuar nën dyshimet për sulmin në muzeun ne Tunis, i cili vrau 21 persona.

Ministri i Brendshëm Najem Gharsalli tha sot the në mesin e të arrestuarve ishte edhe një grua, nga brigada Oqba Ibn Nafaa, e Al-Kaidës.

Sulmin e 18 marsit në këtë muze, e morën përsipër militantët e Shtetit Islamik, që janë rivalë të Al-Kaidës, por anëtarët e Oqba Ibn Nafaa kanë thënë se kanë aleancë me të dy grupet radikale.

Ministri tha se të paktën 80 për qind e pjesëtarëve që ishin prapa sulmit janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG