Ndërlidhjet

Kerry lavdëron aksionet ushtarake në Jemen


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka lavdëruar aksionet ushtarake kundër rebelëve Huthi në Jemen, në një telefonatë me ministrat e Jashtëm të Gjirit Arab.

Një zyrtar në Departamentit e Shtetit u citua të ketë thënë se Kerry nënvizoi se SHBA-të e mbështesin përpjekjen Sudite, "përfshirë me ndihme inteligjence, asistencë dhe këshilla e mbështetje logjitike kundër grupit Huthi".

Zyrtarët sauditë thanë se mbretëria dhe aleatët e saj kanë lansuar sulme ajrore kundër rebelëve shiitë për të "mbrojtur qeverinë legjitime" të presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Këta rebelë të mbështetur nga Irani, kanë fituar më shpejtësi muajve të fundit, duke e detyruar presidentin Hadi të largohet nga kryeqyteti, Sanaa.

Tehran e dënoi sulmin ajror, duke thënë se është nëj "hap i rrezikshëm".

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia përfshin disa vende të Gjirit Arab, si dhe Egjipti, Jordania, Maroku dhe Sudani.

Pakistani tha se ishte duke e shqyrtuar kërkesën saudite për t'u bashkuar.

XS
SM
MD
LG