Ndërlidhjet

Presidenti i Kenisë i ka kërkuar falje popullit për gabimet e kaluara të kryera si nga qeveria e tij, si nga regjimet e kaluara.

Presidenti Uhuru Kenyatta tha në parlament gjatë adresimit të tij të kombit të enjten se ka ardhur koha për të mbyllur për kaluarën e dhimbshme të vendit.

Ai përmendi dhunën pas-zgjedhore të viteve 2007-2008, masakrën e qindra kenianëve-somalezë të vitit 1984 dhe vrasjet e pazgjidhura, mes padrejtësive të tjera historike.

Raporti i Komisionit për Drejtësi dhe Pajtimit në Keni kishte rekomanduar që presidenti të kërkojë falje publikisht.

Raporti përmend presidentin dhe zëvendësin e tij që kanë qenë në mesin e të dyshuarve për planifikimin dhe financimin e dhunës në Kenia në vitet 2007 - 2008, ku më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG