Ndërlidhjet

Aktivistët e opozitës siriane thonë se sulmet ajrore dhe bombardimet nga ana e forcave të qeverisë kanë vrarë të paktën 18 persona në jug të vendit, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Aktivistët thanë se në mesin e të vrarëve ishin edhe tre fëmijë. Sipas tyre, numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi që ka shumë të plagosur, të cilët janë në gjendje kritike.

Këto bombardime vijnë në kohën kur përleshjet midis forcave qeveritare dhe rebelëve janë intensifikuar në qytetin e lashtë të Busra Sham një ditë më herët.

XS
SM
MD
LG