Ndërlidhjet

Ekspertët e aviacionit: E nevojshme për një pilot të tretë në kabinë


Disa ekspertë të sigurisë së aviacionit thonë se pohimet e prokurorëve francezë që rrëzimi i aeroplanit gjerman ishte i qëllimshëm, bën që të jetë e nevojshme për një pilot të tretë në kabinë.

James Hall, ish-kryetar i Transportit Kombëtar të Sigurisë së Bordit Amerikan, thotë se asnjë pilot nuk duhet ndonjëherë të mbes i vetëm në kabinë.

Ai vë në pah se të gjitha linjat ajrore kanë një "vend më shumë" në kabinë për një pilot të tretë.

Hall ishte hetues në rrëzimin e qëllimshëm të një aeroplan të EgyptAir në Oqeanin Atlantik, pak pas ngritjes në vitin 1999. Të gjithë 217 njerëzit në bord vdiqën.

Ewan Wilson, një pilot dhe autor i një libri mbi teorinë e zhdukjes së aeroplanit Malaysia Airlines 370 vitin e kaluar, për të cilin tha se ishte një akt i qëllimshëm, tha se ka pasur vrasje dhe vetëvrasje me aeroplanë gjatë 30 viteve të fundit, të gjitha prej të cilave janë kryer nga pilotët.

XS
SM
MD
LG